Haradinaj tregon nëse do t’ia japë kravatat Kurtit

Aktuale

Haradinaj tregon nëse do t’ia japë kravatat Kurtit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:11
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot gazetarët për të folur për qeverisjen dyvjeçare të tij.

I pyetur nëse do t’ia japë kravatat kryeministrit të ardhshëm, Haradinaj ka thënë do t’ia lë pagën dhe se ai [Kurti] ka të drejtë të vishet si të dojë.

“Është interesant që prej ditës së parë ne Qeverisje e kam respektuar kodin e veshjes; asnjëherë nuk kam hyrë në zyre pa kravatë dhe askush prej stafit nuk ka mundur ta bëjë këtë. Mendoj se kjo është me rëndësi që të kuptohet si e tillë”.

“Rritja e pagës sime për fat të mirë ka rezultuar me rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët. Unë i kuptoj kritikat, disave u dhimbsen paratë e popullit dhe disa të tjerëve ndoshta ua kam prishur planet për ndarjen e Kosovës”.

“Qeveria ime është përballur me të gjitha temat. Përfshirë ligjin për kryeqytetin që të gjithë të tjerët e kanë skajuar”.

“E Kuptoj kritikën dhe është e mirëseardhur. Kryeministri i ardhshëm nuk do të ketë rëndësi t’i pranojë këshillat e mia. Sa herë që punon mirë unë do ta përkrahë atë”.

“Prej ditës së parë në kohë të punës kam mbrojtur kodin etik të veshjes dhe vazhdoj ta mbrojë. Ai i ka të drejtat e veta, unë ja lë pagën dhe ligjin e pagës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat