83% e elektoratit të Vetëvendosjes votuan Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

83% e elektoratit të Vetëvendosjes votuan Kurtin në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:11
Albin Kurti

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Në bazë të këtyre rezultateve u ritheksua se partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 220.811 vota ose 26,29%.

Pavarësisht këtij rezultati, Albin Kurti del të jetë votuar më pak se Vjosa Osmani sa i përket popullaritetit partiak.

Kurti në këto zgjedhje u votua nga 83% e votuesve të LDK-së, apo nuk mori përkrahjen e 17% të elektoratit të Vetëvendosjes.

Kurti është lideri më i votuar në këto zgjedhje dhe partia  e tij pritet t’i ketë gjithsej 32 deputetë në legjislaturën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat