Haradinaj: Ndihem mirë që s’kam lejuar të kthehet Kosova mbrapa 17 shkurtit

Aktuale

Haradinaj: Ndihem mirë që s’kam lejuar të kthehet Kosova mbrapa 17 shkurtit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur rreth çështjes së dialogut me Serbinë, duke thënë se gjatë kohës së qeverisjes së tij ai ka qenë për dialog, por jo edhe për lëvizjen e kufijve.

Ai tha se ndihet krenar që në qeverisjen e tij ka arritur në Bruksel ta parandalojë ndarjen e Kosovës.

Haradinaj: Ndihem mirë që nuk kam lejuar të kthehet Kosova mbrapa 17 shkurtit

“Nuk jam për lëvizje të kufijve, ky është një dallim përmbajtësor. Jam për dialog, jam për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, nuk jam për lëvizje të kufijve, shkëmbim territoresh apo diçka që çon në ndarje të Kosovës. Ndihem mirë, pra, për faktin se kam qenë ku duhet me e thënë qëndrimin e drejtë të Kosovës që Kosova nuk kthehet mbrapa 17 shkurtit. Pra, nuk prekim në 17 shkurtin 2008 për tërësi territoriale në kufij, në Kushtetutë. Edhe vazhdoj me mbet këmbëngulës, por jam për dialog pa kushte, sepse dialogu është zgjidhja e vetme”, theksoi Haradinaj.

Ai këto komente i bëri gjatë shpalosjes së raportit dyvjeçar në qeverisjen e tij.

Haradinaj duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, tha se liberalizimi pritet të ndodhë në dhjetor, teksa pranoi se Kosova është vonuar shumë për këtë proces.

Haradinaj: Për liberalizimin e vizave të gjithë bartim merita dhe faj

“Sa i përket liberalizimit, është vonuar shumë, jemi të pakënaqur për faktin që është vonuar kaq shumë liberalizimi i vizave. Megjithatë procesi është në një finale të saj. Mund të rezulton ende sa jam ushtrues detyre nëse vonohet krijimi qeverisë, nëse jo në ditët e para të qeverisë së re kemi liberalizimin. Kur po themi është në finale, një pjesë e punës do të ndodhë edhe tani në fund të nëntorit. Ne presim vërtet zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin. Hyrja në fuqi e vendimit, edhe mund të vonohet me një javë, por jo më me muaj, pas dhjetorit. Të gjithë bartim edhe merita edhe faj. Unë po kam edhe merita pse i kemi përmbyllur krejt kushtet ose krejt kriteret, por edhe kam faj pse ende s’e kemi. Shpresoj që do ta kemi për qytetarët e vendit, për gjithë ne, sepse është një e drejtë legjitime e jona. Edhe BE është e interesuar me ecë përpara në këtë temë, na kanë thënë në plot diskutime. Pr a, po vjen, besoj”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat