Flet deputetja e vetme e PSD-së, ky është premtimi i saj

Aktuale

Flet deputetja e vetme e PSD-së, ky është premtimi i saj

Nga: A.M. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Natyra Kuçi

Natyra Kuçi ka njoftuar se do të jetë deputetja e vetme e PSD-së në Kuvendin e Kosovës.

Ajo në postimin e tij në Facebook, ka premtuar se do të jetë zë i fuqishëm i Partisë Socialdemokrate dhe do të mundohet që t`i përfaqësojë në mënyrën më të mirë mbështetësit e kësaj partie.

Postim i plotë:

Sapo u njoftova se jam zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Falënderoj të gjithë votuesit që me kanë besuar që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Falënderoj të gjithë anëtarët dhe strukturat e PSD-së dhe AAK-së për mbështetje. Gjithashtu, falënderoj të gjithë miqtë dhe familjarët për mbështjetjen e pa rezervë.

Kjo detyrë e re më jep zemër dhe më obligon që mandatin ta ushtrojë me devotshmëri të lartë. Do të jem zë i fuqishëm i Partisë Socialdemokrate dhe do të mundohem t'i përfaqësojë në mënyrën më të mirë gjithë ata që mbështetën këtë alternativë politike.

Ju faleminderit shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat