Mesazhi i Armend Zemajt pasi u bë 5 herë deputet i Kosovës

Aktuale

Mesazhi i Armend Zemajt pasi u bë 5 herë deputet i Kosovës

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:04
Armend Zemaj

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përsëri është votuar mjaftueshëm nga elektorati i kësaj partie ku i dhanë besimin që të bëhet për herë të pestë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin që i kanë dhënë.

Ai thotë se do të angazhohet fuqishëm në rrugëtimin e përbashkët për një Kosovë të zhvilluar.

Postimi i plotë:

Të dashtun votues të LDK-së, struktura të të gjitha niveleve të LDK-së, miq dhe bashkëpuntorë të mij.

Ju falenderoj nga zemra për besimin e dhënë që të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ky besim i juaji është verifikim i punës dhe përkushtimit tim për përfaqësim dinjitoz dhe të ndershëm të votës tuaj, ndërsa tani kjo është përgjegjësi edhe më e shtuar për mua për të vazhduar fuqishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për një Kosovë të zhvilluar.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, faleminderit për çdo votë tuajen.

LDK ✌️✌️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat