Kuvendi nuk do të mbetet pa këngëtar, dështoi Labi, por ish-këngëtarja bëhet deputete

Aktuale

Kuvendi nuk do të mbetet pa këngëtar, dështoi Labi, por ish-këngëtarja bëhet deputete

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Labinot Tahiri – Labi,

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi, kishte qenë mjaftë kontrovers me disa veprime të tij në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së kaluar.

Ai tashmë nuk do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi ka dështuar t’i sigurojë votat e mjaftueshme.

Por në Kuvendin e Kosovës do të jetë një tjetër këngëtare që do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Eliza Hoxha, që kishte qenë këngëtare ka fituar mandatin për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Ajo si kandidate e PDK-së ka fituar 9 mijë e 300 vota.

Ndërkohë Labinot Tahiri – Labi, ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat