Deputet i ri, kaq vota i mori akademiku i LDK-së

Aktuale

Deputet i ri, kaq vota i mori akademiku i LDK-së

Nga: A.ZH Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:09
Frashër Demaj

Frashër Demaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Demaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka marr 12323 vota, përcjell Bota sot.

Ai ka premtuar se do të përfaqësojë me dinjitet interesat nacionale dhe shtetërore në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i Demajt:

Të dashur qytetarë,

Sot janë publikuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ sipas të cilave më 6 tetor unë kam marrë 12323 vota.
Së bashku me ju shpresoj që do ti përfaqësojmë me dinjitet interesat nacionale dhe shtetërore në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Thellësisht mirënjohës.

Ju faleminderit shumë!

Frashër Demaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat