Grupet punuese të VV-LDK përfundojnë takimet, marrëveshja pritët brenda 2-3 ditëve

Aktuale

Grupet punuese të VV-LDK përfundojnë takimet, marrëveshja pritët brenda 2-3 ditëve

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:30
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës brenda dy-tri ditëve të ardhshme pritët të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme. Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.

Në takimin e gjashtë me radhë i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti para mediave, tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

Hoti: Kemi arritur  të përmbyllim, po thuajse gjitha çështjet programore

“Ky është takimi i fundit për çështjet programore të marrëveshjes. Unë e them me kënaqësi që kemi arritur  të përmbyllim, po thuajse të gjitha çështjet programore. Prej zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, politikat sociale për kulturën, sport, çështjet e diasporës, energjetike. Për sa na përket neve si grupe punuese, në aspektin profesional kemi arritur të përmbyllim diskutimet tona”, tha ai.

Në takimin e të enjtes, Hoti theksoi se kjo marrëveshje do të dorëzohet tek kryetarët e partive për të konkretizuar atë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhje.

Hoti: Këtë marrëveshje brenda 2-3 ditëve kryetarët e partive do të formalizojnë

“Jemi të gatshëm që këtë marrëveshje shumë shpejt për 2-3 ditët e ardhshme në formën e shkruar të draftuar ta dorëzojmë tek kryetarët e partive, të cilët do të ulën besoj menjëherë pas certifikimit të rezultateve për të konkretizuar dhe formalizuar këtë marrëveshje”, tha ai.

Ish ministri i Financave, shtoi se për disa çështje ende ka këndvështrime të ndryshme, por në takimin mes liderëve partiak do t’i jepet forma përfundimtare atyre. Teksa theksoi se nuk kanë diskutuar për asnjë post ministror, dhe as për çështjen e emërimit të presidentit pas dy viteve.

Hoti: Nuk kemi diskutuar për asnjë post

“Nganjëherë në disa çështje ka këndvështrime të ndryshme. Disa çështje me qëllim i kemi lënë të hapura për të takimin e dy liderëve, në mënyrë që t’i jepet formë përfundimtare. Diskutohen më shumë alternativat e zbatimit të atyre masave që jemi dakorduar. Këto janë çështje që iu takojnë dy liderëve, ne nuk kemi diskutuar për asnjë post”, u shpreh Hoti.

Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar edhe pesë herë të tjera për të diskutuar për tematika të ndryshme.

Sot KQZ-ja shpalli rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku VV radhitet e para me 32 deputetë, e pasuar nga LDK me 29 sosh, raporton KosovaPress.

Hoti: Brenda 2-3 ditëve formalizohet marrëveshja politike VV-LDK

Në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.

Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat