Avdyli nga LDK: Marrëveshja me Vetëvendosjen arrihet më së largu në fillim të dhjetorit

Aktuale

Avdyli nga LDK: Marrëveshja me Vetëvendosjen arrihet më së largu në fillim të dhjetorit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:39
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli nga LDK që pritet të jetë deputet edhe në legjislaturën e re, ka thënë se edhe në përbërjen e re të Kuvendit nga kjo parti do të ketë personalitete me kualitete profesionale dhe morale.

“Ka shumë të tjerë të mirë që nuk kanë arritë që të futen. Ky ka qenë verdikti i qytetarëve dhe me këtë përbërje LDK do të ketë çfarë t’i ofrojë Kuvendit. LDK ka pasur rritje enorme kësaj here falë edhe kandidates për Kryeministre, Vjosa Osmani.

“LDK si asnjëherë më parë nga vdekja e Ibrahim Rugovës ka rritje të votave në numër të përgjithshëm. Ka kaluar numrin 200 mijë. Kemi 29 deputetë. Qytetari vendosi. Një përqindje e vogël ishte që nuk arritëm të dalim të parët”.

Për bisedimet me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë, Avdyli, ka thënë se këto dy subjekte kanë ngritur një standard të ri në politikën kosovare duke treguar se kur mund të pritet finalizimi i marrëveshjes.

“Koalicionet janë bërë në 12 të natës dhe kanë lindur problemet në të kaluarën. LDK ka qenë parti që mban fjalën që respekton kontrata. Kemi dhënë fjalën që partia e cila merr numrin më të madh të votave e merr Kryeministrin. Te emri i Kryeministrit ne kemi thënë edhe më herët dhe nuk ka fare të diskutohet”.

“Marrëveshja pritet që të finalizohet brenda këtij muaji dhe më së largu në fillim të dhjetorit”.

“Nuk duhet marrë me ngurtësi deklarata të ndryshme sepse janë të politikanëve. Kosova nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Ne në LDK e kemi të instaluar politikën e diskutimit të negociatave dhe nuk i marrim tragjike. Normalisht që për një kontratë të qeverisjes na duhet një dakordim. Jemi parti shumë serioze me numër shumë të madh të votave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat