Ftesa e Speciales për Veselin, Hoxhaj: Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë - Bota Sot
Ftesa e Speciales për Veselin, Hoxhaj: Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë

Aktuale

Ftesa e Speciales për Veselin, Hoxhaj: Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:03
Kadri Veseli, Enver Hoxhaj

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim të kreut të PDK-së Kadri Veseli për datën 4 dhjetor.

Ai në një postim në Facebook shpreh besimin se Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.

“Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal”, shkruan Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Kadri Veselin e njoh mbi 30 vite. Ai është i njëjti edhe sot, si dikur - ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Thirrja nga Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së. Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal. Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Ne në PDK, jemi krenarë dhe besimplotë se sikur në luftë, edhe në paqe, dijmë t’i dalim zot Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat