Flet deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, ja fjalët e para

Aktuale

Flet deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, ja fjalët e para

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Fjolla Ujkani

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës do të jetë Fjolla Ujkani nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ujkani, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë votuesit e saj.

Ujkani në këto zgjedhje ka marrë gjithsej 7952 vota, të cilat i kanë mjaftuar që të bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e ardhshme.

“Rezistenca ndaj padrejtësisë, refuzimi i nënshtrimit ndaj së keqës, përpjekjet e palëkundura në mbrojtje të interesit të Shtetit e Republikës në njërën anë, konsistenca politike e parimore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe programi ynë qeverisës në anën tjetër, në fund u kurorëzuan me fitoren e Lëvizjes, e cila para së gjithash e mbi të gjitha, është fitore e qytetarëve të Republikës”, shkruan Ujkani në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe aktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë dhe Kosovës

Më lejoni t'iu njoftojë që sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Rezistenca ndaj padrejtësisë, refuzimi i nënshtrimit ndaj së keqës, përpjekjet e palëkundura në mbrojtje të interesit të Shtetit e Republikës në njërën anë, konsistenca politike e parimore e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Alternativa dhe programi ynë qeverisës në anën tjetër, në fund u kurorëzuan me fitoren e Lëvizjes, e cila para së gjithash e mbi të gjitha, është fitore e qytetarëve të Republikës.

Poashtu, në bazë të rezultateve të publikuara, në mesin e deputetëve fitues jam edhe unë, me 7952 vota.

Andaj, shfrytzoj rastin të falenderoj secilin aktivist e antarë, secilin qytetarë e vullnetarë për punën e tyre të palodhshme, e poashtu edhe për besimin dhe përkrahjen që më dhanë mua si kandidate në zgjedhjet e 6-të Tetorit.

Ju siguroj që këtë mbështetje, do ta përkthejë në punë e angazhim, në shërbim dhe interes të të gjithë qytetarëve. Poashtu, ju siguroj që do të jem zëri i secilit dhe i të gjithëve në Kuvendin e Kosovës.

Faleminderit nga zemra.

Respekt e dashni për të gjithë♥️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat