Albin Kurti, lideri i dytë më i votuar në Drenicë pas Kadri Veselit - ja sa vota mori

Aktuale

Albin Kurti, lideri i dytë më i votuar në Drenicë pas Kadri Veselit - ja sa vota mori

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:11
Albin Kurti

Vetëvendosje arriti të dilte e para në këto zgjedhje me rreth 14 mijë vota më shumë se Lidhja Demokratike e Kosovës. Sidoqoftë, rezultatet përfundimtare të 6 tetorit dolën mjaft befasuese nëse shihen votat e listave të kandidatëve për deputetë.

Marrë parasysh dallimin e vogël mes partisë parë dhe të dytë, janë detajet ato që kanë bërë dallimin.

Ta zëmë, Vetëvendosje ka performuar shumë më mirë se sa është pritur në komunën e Drenasit dhe atë së Skënderajit.

Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së i ka marrë 4505 vota.

Kundërkandidatja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, i ka fituar vetëm 3768. Kujtojmë se dallimi mes të dyve në nivel vendi ishte vetëm 7 mijë vota.

Kurti dhe Osmani kanë fituar shumë më shumë vota se Ramush Haradinaj në këtë rajon. Ky i fundit arriti që në këto dy komuna t’i merrte vetëm 1550 vota, ose rreth 3 mijë më pak se Kurti e rreth 2400 më pak se zonja Osmani.

Rezultat të mirë në këtë komunë mori edhe Glauk Konjufca i cili ia doli t’i fitonte rreth 1637 vota.

Ndërkohë, sa i përket komunës së Skënderajit një krahasim interesant është edhe ai mes Behgjet Pacollit dhe Ramush Haradinajt. Ish ministri i jashtëm del se kishte fituar 137 vota më shumë se ish kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat