Dardan Sejdiu në vitin 2017 ishte kandidati i tetë më i votuar në vend, sot është jashtë Kuvendit dhe pa parti

Aktuale

Dardan Sejdiu në vitin 2017 ishte kandidati i tetë më i votuar në vend, sot është jashtë Kuvendit dhe pa parti

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:40
Dardan Sejdiu

Zëvendëskryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, dha sot dorëheqje nga të gjitha strukturat partiake të Partisë Socialdemokrate.

Këtë vendim Sejdiu e mori pasi që ndihet fajtor për humbjen e PSD’së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. PSD fitoi vetëm një deputet në këto zgjedhje, Natyra Kuçin.

Sejdiu ishte kandidati i katërt më i votuar nga radhët e VV’së në zgjedhjet nacionale të vitit 2017 dhe njëkohësisht ishte ndër kandidatët më të votuar nga të gjitha partitë në Kosovë.

Ai ishte kandidati i tetë më i votuar në nivel vendi me 39.219 vota, dhe më të votuar se ai ishin vetëm Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj dhe Shpend Ahmeti.

Ndryshe, nga 12 deputetë që kishte grupi i PSD’së në Kuvend, në këto zgjedhje do të ketë vetëm një. PSD kishte vendosur të hynte në koalicion parazgjedhor me AAK’në në këto zgjedhje por që kjo nuk iu ndihmoi që të paraqiten denjësisht në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat