Nenad Rashiq i brengosur që serbët e Kosovës do të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe

Aktuale

Nenad Rashiq i brengosur që serbët e Kosovës do të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:59
Nenad Rashiq

Lista serbe ka marrë 57 mijë vota apo rreth 6,74%, duke fituar dhjetë deputetë në Kuvend. Si rezultat i kësaj, komuniteti serb i Kosovës do të përfaqësohet vetëm nga lista serbe. Ndërsa kryetari koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq, brengoset për këtë fakt.

Serbët e Kosovës do të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe, për këtë gjë Nenad Rashiq lë fajtor institucionet e Kosovës.

Serbët e Kosovës do të përfaqësohen në Kuvend me 10 deputetë.

Por, që të gjithë janë anëtar të Listës Serbe.

Kështu, përfundimisht jashtë Kuvendit kanë mbetur koalicioni “Sloboda” dhe SLS partia që drejtohet nga Slobodan Petroviq.

Ata nuk kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për tu bërë pjesë e Kuvendit.

Vet Nenad Rashiq, thotë se përfaqësimi i serbëve vetëm nga Lista Serbe, nuk është gjë e mirë për këtë komunitet.

Rashiq për rezultatin e tyre, lë fajtor edhe institucionet e Kosovës, e më së shumti KQZ’në.

Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhja e Listës Serbe, u bë me vullnetin e serbëve, pasi edhe komunat që duket se nuk janë nën ndikimin e Beogradit Zyrtar, votuan ata.

 “Në aspektin politik është problem me ju thanë gjithë atyre serbëve, se ju nuk do të përfaqësoheni”, thotë Armend Muja.

Armend Muja thotë se edhe nëse përfshihen në qeveri, Lista Serbe nuk do të mund të bëjnë shumë probleme.

“Nuk ekziston mundësia që serbët ta bllokojnë punën e Qeverisë për arsye se në bazë të Kushtetueses, nuk është e domosdoshme të jetë aty. Kushtetua shprehimisht e thotë se duhet të jetë nga komuniteti serb”, thotë Muja.

 “Nuk besoj që Lista Serbe do të ndikojë në krijimin e  Qeverisë. Ata mund të kenë tendenca por ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Arton Demahasaj.

Lista Serbe ka dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit me 57.015 vota ose 6,74%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat