Selmanaj: Po gabojnë ata që po i gëzohen ftesave nga Gjykata Speciale

Aktuale

Selmanaj: Po gabojnë ata që po i gëzohen ftesave nga Gjykata Speciale

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:14
Rasim Selmanaj, Kadri Veseli

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka reaguar pas ftesës që Gjykata Speciale ka çuar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Kosova tash po i vuan pasojat e një gjykate të padrejtë dhe diskriminuese! Pavarsishtë bindjeve politike e partiake une vlersoj kontributin e çdo luftëtari në luftë dhe jam i bindur se do ta mbrojnë pastërtinë e luftës së UÇK-së!”, është shprehur Selmanaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Kushdo që i gëzohet ktyre ftesave sikur kjo ndaj liderit të PDK-së z. Kadri Veseli e ka gabim sepse kto janë goditje ndaj Kosovës dhe vlerave të luftës së UÇK-së!”, ka deklaruar Selmanaj.

“Respekt pafund për luftëtarët dhe prijësit e UÇK-së”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat