Kurti lajmërohet nga Franca, zyrtarëve atje u flet për programin qeverisës

Aktuale

Kurti lajmërohet nga Franca, zyrtarëve atje u flet për programin qeverisës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:16
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është lajmëruar nga Franca, ku takoi kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, Marielle de Sarnez.

Në këtë takim, Kurti i foli znj. Marielle de Sarnez për programin qeverisës.

“Ajo më uroi për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës”, shkruan Kurti.

Tutje, kryetari i LVV’së tregoi se në Francë u shoqërua nga ambasadori Qëndrim Gashi.

Kurti tha se në Francë u bisedua për zhvillimin e një partneritet të ngushtë e strategjik mes Francës dhe Kosovës.

“I shoqëruar nga ambasadori ynë, z. Qëndrim Gashi, e falënderova znj. de Sarnez për ndihmën e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në kohë lufte e paqe, për siguri dhe zhvillim. Nënvizova gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok”, ka shkruar Kurti.

Krejt në fund, kreu i partisë që fitoi zgjedhjet e tetorit shkruan se kryetaren de Sarnez e njoftoi edhe për zhvillimet në vend dhe rajon dhe për përgatitjet për programin qeverisës.

“Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor”, theksoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat