Vjosa Osmani tregon pse humbi LDK

Aktuale

Vjosa Osmani tregon pse humbi LDK

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:25
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë me pak se pozita e kryeministrit.

“Pozita e kryeparlamentarit dhe presidentit të shtetit, bëjnë me pak se pozita e kryeministrit”, ka theksuar Vjosva Osmani.

Tutje Osmani tregoi se si do të ndahen ministritë nëse arrihet marrëveshja për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ministria e Financave do të mbesë vetëm”, tregon një skenar Osmani.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do bashkohen. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike me MAPL shkrihen. Ministria e Ushtrisë mbesë vetëm, Bujqësia jo, ajo do bashkohet dikund”, ka thënë Osmani.

“Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për ne. Por nuk kemi vendosur për cilat ministri do ua lëshojmë minoriteteve”, tregon ajo.

Osmani tregon numrin e ministrive dhe skenarin për ndarjen e tyre

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se janë marrë vesh me VV’në që do të jenë vetëm 12 ministri në qeverinë e ardhshme.

Ky ishte një premtim i këtyre dy subjekteve para zgjedhjeve.

Po ashtu, Osmani tregon një skenar të uljes së numrit të ministrive.

“Ministria e Financave do të mbesë vetëm”, tregon një skenar Osmani.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të bashkohet me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe disa ministri tjera. Infrastruktura mbetet vetëm. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror do bashkohen. Po ashtu është një skenar ku Ministria e Administratës Publike me MAPL shkrihen. Ministria e Ushtrisë mbesë vetëm, Bujqësia jo, ajo do bashkohet dikund”

“Dy ministri do të jenë për komunitete, dhjetë për ne. Por nuk kemi vendosur për cilat ministri do ua lëshojmë minoriteteve”, tregon ajo.

Po ashtu Vjosa Osmani thotë se do të jenë dy zëvendësministra për secilën ministri për shkak të punës së madhe që do të jetë në dikastere.

A e mbështet Osmani, Hazirin që deklaroi se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së”?

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur kolegun e saj partiak, Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për postin e kryeministrit të vendit.

Haziri ka deklaruar se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së”, duke nxitur reagime nga zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, duke lënë pas Lidhjen.

“Nuk jam pro deklaratave që mund ta dëmtojnë frymën e mirë që është ndërtuar”, ka thënë fillimisht Osmani.

“Por, është gabim i madh që është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK’së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal”, ka thënë në emisionin “Pressing”.

“Nënkryetarët e VV’së paskan të drejtë të flasin”, ka shtuar ajo, teksa ka mbrojtur Hazirin për deklaratat e tij.

Ajo çfarë Haziri ka thënë është “tejet evidente, proceduralisht”, ka vlerësuar Osmani.

Kandidatja e LDK’së për kryeministre ka thënë se “s’ka në LDK njeri që punon kundër një koalicioni potencial”.

Vjosa Osmani: Besonim se do të dilnim para VV’së, ja çka e ndryshoi rezultatin

Vjosa Osmani nga LDK ka thënë se rezultatin në fund e kanë ndryshuar votat nga Diaspora, meqë sipas saj, sondazhet e nxirrnin partinë e saj 3 për qind përpara Vetëvendosjes.

‘’Fizikisht kanë ardh mërgata me votu, jo veç ato me postë. Sondazhet janë bë veç me qytetarët që jetojnë këtu. Prandaj në ato sondazhe kemi dalë më mirë”, ka thënë Osmani.

‘’Kjo ka qenë që nuk është paraparë në sondazhe. Aty dilnim 3 për qind më shumë. Ajo e ka ndryshu rezultatin, ardhja në dy ditët e fundit’’.

‘Se kemi paraparë që VV rritet aq lartë”.

Vjosa Osmani: Më dëmtuan kur thanë se unë s’marr vendime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është dëmtuar gjatë fushatës zgjedhore nga deklaratat e kundërshtarëve të saj se gjoja ajo, ndonëse kandidate për kryeministre, nuk mund të marrë vet vendime.

Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kundërshtarët e saj edhe dolën të suksesshëm në fushatën e tyre kundër saj, duke e dëmtuar atë dhe partinë në vota.

“Votuesi u keqinformua”, është shprehur ajo, duke thënë se kundërshtarët e saj megjithatë e dinin se ajo që thoshin s’ishte e vërtetë.

“Pata hapësirë të madhe për të marrë vendime. E gjithë partia ma dha mbështetjen e plotë”, ka deklaruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat