Muhaxheri: Emri i kryeministrit ka kaluar përmes popullit, ai nuk mund të kalojë nga zyret e LDK-së

Aktuale

Muhaxheri: Emri i kryeministrit ka kaluar përmes popullit, ai nuk mund të kalojë nga zyret e LDK-së

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:58
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Pejës njëkohësisht anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.

Zyrtari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve.

I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”.

Muhaxheri ka thënë në një emisionin në RTV Dukagjini se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo gjë mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook kishte deklaruar se “kryeministri i ardhshëm i Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat