Mjek dhe deputetë. Kush janë mjekët që do ulen në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Mjek dhe deputetë. Kush janë mjekët që do ulen në Kuvendin e Kosovës

Nga: A.J. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Ilustrim

Kuvendi I Republikës se Kosovës në legjislaturën e shtatë do ketë shumë mjekë që njëkohësisht do të jenë edhe deputetë në Kuvend. Lidhja Demokratikë e Kosovës dhe Vetëvendosja do kenë mjaftueshëm mjek në qeveri sa për të shpresuar se gjendja në shëndetësi do të përmirësohet dukshëm.

Pothuajse të gjitha partitë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit kanë pasur edhe mjekë, shkruan "Bota sot". Ekrem Hyseni, Ardian Shala, Haxhi Avdyli e Arbër Tolaj dhe një numër të tjerësh jo i vogël kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në bazë të disa rezultateve që janë publikuar nga Komisioni qendror i zgjedhjeve(KQZ), mandatin e deputetit e ka fituar neurokirurgu Haxhi Avdyli, onkologu i QKUK-së Ekrem Hyseni dhe kardiologu në Spitalin e Prizrenit, Ardian Shala.

Nga LVV-ja deputete edhe në këtë legjislacion do të jenë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Drita Millaku, ndërsa deputet rishtar do të jenë Arben Vitia dhe Fitim Uka. Nga PDK-ja Uran Ismaili dhe Bekim Haxhiu, ndërsa nga AAK - PSD Arbër Tolaj, Time Kadrijaj, si dhe Pal Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat