11 gra deputete nga Vetëvendosje

Aktuale

11 gra deputete nga Vetëvendosje

Nga: A.J. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:19
Albin Kurti

Partia e Albin Kurtit vetëvendosje në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës do përfaqësohen nga 11 gra deputetet që të gjitha kanë fituar më votat e tyre jo të varura nga kuota gjinore në Kuvend.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha Kollqaku në një postim në Facebok ka thënë se deputetet e Vetëvendosjes kanë fituar pa kuotë.

Ja postimi:

Pa fund e lumtur që të gjitha 11 deputetet e VETËVENDOSJES! kanë fituar mandatet pa kuotë.

Në mesin tonë e kemi deputeten më të votuar, Albulenen dhe deputeten më të re 22 vjeçaren, Fjollën e bukur dhe të mençur.

Por edhe të gjitha kandidatet tjera e merituan po aq që të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë. Ne i duam dhe respektojmë njëjtë si dhe të gjitha aktivistet që dhanë çdo gjë nga vetja për suksesin e arritur.

Kjo është Lëvizja, prandaj e dua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat