Thaçi nuk shkon në Gjermani për përvjetorin e Murit të Berlinit, këshilltari zbulon arsyen

Aktuale

Thaçi nuk shkon në Gjermani për përvjetorin e Murit të Berlinit, këshilltari zbulon arsyen

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ishte i ftuar në mesin e shumë liderëve të tjerë botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 30-vjetorit të rënies së “Murit të Berlinit”, por për shkak të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesëmarrja e tij ka qenë e pamundur.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i Presidentit Ardian Arifaj.

“Po, Presidenti ka qenë i ftuar, ne e kemi pranuar ftesën për këtë ceremoni. Ai nuk ka marrë pjesë për shkak të vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “- tha Arifaj.

Arifaj është pyetur edhe për zgjatjen e vizitës së Thaçit në SHBA.

“Kjo është vizitë private e tij, nuk mund të jap më shumë detaje”- theksoi Arifaj.

Në njoftimin zyrtar të dërguar nga Presidenca shkruan se Presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat