Komandant Remi: Gjykata Speciale duhet t’mbyllë të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së - Bota Sot
Komandant Remi: Gjykata Speciale duhet t’mbyllë të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së

Aktuale

Komandant Remi: Gjykata Speciale duhet t’mbyllë të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:58
Rrustem Mustafa

Ish Komandanti për rajonin e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi përmes profilit te tij në Facebook, ka komentuar ftesat e fundit që Gjykata Speciale u ka bërë ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.

Ai ka shkruar se Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore.

”UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes. Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, nëse analizohet në një paralele me historikun e luftërave për liri, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare”, ka shkruar ai.

Sipas Mustafës këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet me shumë të panjohura, të paralizojnë forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.

Periudha pas çlirimit sipas tij, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

“Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak”, ka shkruar më tej Komandant Remi, i cili edhe vet ishte ftuar nga kjo gjykatë.

Reustem Mustafa shkruan se produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

”Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat