Paralajmëron Lama: Ky është skenari me shefin e ri të AKI-së

Aktuale

Paralajmëron Lama: Ky është skenari me shefin e ri të AKI-së

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Alma Lama

Ish- deputetja e LDK-së, Alma Lama ka paralajmëruar skenar në lidhje me shefin e ri të AKI-së.

Ajo ka theksuar se Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin do ta emërojnë shefin e ri të AKI-së, para se të vijë qeveria e re, në mënyrë që kryeministri i ri, Albin Kurti mos mund ta shkarkoj.

Lama pohon se mund ta detyrojnë kryeminsitrin e ardhshëm që të bëjë kompromis duke zgjedhur një figurë që të jetë e pranueshme, shkruan gazeta "Bota sot".

Shënimi i plotë:

Skenari obstruktiv me AKI-ne

Doreheqja e drejtorit te AKI-se, padyshim ka ardhur si pasoje e nderrimit te pushtetit, por me e rendesishme eshte loja qe po pritet te behet ne lidhje me kete institucion.

Le te shikojme pak afatet.

Ne baze te ligjit NR. 03/L-063 (LIGJI PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË), shefi i ri i AKI-se duhet te emerohet brenda 20 ditesh. Nenin 5.3 thote se Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e ri te AKI-se brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Kjo do te thote se kryeministri aktual, pra z.Haradinaj, ne bashkepunim me presidentin, kane mundesi ta caktojne shefin e ri te AKI-se pa u formuar ende qeveria e re.

Duke pasur parasysh se drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar, (neni 5.4) atehere kryeministri i ardhshem pra, z.Kurti, praktikisht nuk mund ta shkarkoje drejtorin e ri te AKI-se pa miratimin e presidentit.

Ky i fundit, do te beje deri ne fund obstruksione dhe realisht do te pengoje qeverine e re te vendose nje bashkepumin normal me sherbimin informativ, me nje fjale do ta bllokoje funksionimin normal.

Ose do ta detyroje kryeministrin e ardhshme te beje kompromis duke zgjedhur nje figure qe te jete e pranueshme, si per presidentin, ashtu edhe per kryeministrin, nderkohe qe pjesen tjeter te strukturave te AKI-se i kontrollon ne menyra te tjera.

Te shohim nese z. Haradinaj do te behet pjese e ketij skenari.

Normalisht, kryeministri ne largim nuk ka legjitimitet te marre vendime te rendesishme, si ky i emerimit te drejtorit te AKI-se, Por a nuk u veprua ne te njejten menyre me emerimin e nje numri ambasadoresh, nderkohe qe qeveria ishte dorehequr, duke shkelur edhe procedurat kushtetuese, sic eshte dalja para komisionit parlamentar per Pune te Jashtme? Per fat te keq, si VV-ja ashtu edhe LDK-ja u treguan te paafta per te penguar kete proces te paligjshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat