Krasniqi: Marko Gjuriq një politikan fashistë serbë, Lista serbe është krijuar nga Vuçiqi

Aktuale

Krasniqi: Marko Gjuriq një politikan fashistë serbë, Lista serbe është krijuar nga Vuçiqi

Nga: M.H Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:25
Marko Gjuriq

Gjatë ditës së djeshme, drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.

Gjuriq tha gjithashtu se nëse ‘presioni mbi ta intensifikohet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore dhe jo të dhunshme duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës në të cilat aktualisht punojnë’. Gjuriq pohoi që u arritën pesë përfundime mbi veprimet nëse përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë ‘nuk marrin atë që dëshirojnë i përket ligjeve vendore dhe sipas Kushtetutës së Kosovës’.

Në lidhje me këtë deklaratë të Gjuriqit, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Gjuriq është një provokues dhe një politikan fashist dhe se Lista serbe ka të drejta dhe nuk është e shkelur nga askush. Kjo listë është formuar për të bërë probleme në institucionet e Kosovës, dhe jo të jenë institucionalist, vazhdoi më tej, Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

“Marko Gjuriq është një provokues i madh njëkohësisht edhe një politikan fashistë. Listën serbe askush nuk e ka shkelur, jo vetëm Listën serbe por asnjë parti dhe asnjë serb të Kosovës. Serbët në Kosovë kanë të drejtat më të mëdha në botë, janë të privilegjuar në çdo aspekt. As në shumica shqiptare s'kemi të drejta sa kanë serbët në Kosovë”.

“Serbia është mësuar me propagandë qesharake, duke e luajtur rolin e viktimës. Lista serbe është krijuar nga Beogradi zyrtar, respektivisht nga Vuçiqi. Kjo listë është formuar për të bërë probleme në institucionet e Kosovës, dhe jo të jenë institucionalist. Bëjnë provokime të vazhdueshme. Nëse mendojnë që me bojkote bëjnë diçka, atëherë le të vazhdojnë me bojkote, por me Qeverinë e Albin Kurtit s'do të jenë më të përkëdhelur”, përfundoi, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat