Shteti në alarm, spiuni i Serbisë bëhet deputet në Kosovë - Bota Sot
Shteti në alarm, spiuni i Serbisë bëhet deputet në Kosovë

Aktuale

Shteti në alarm, spiuni i Serbisë bëhet deputet në Kosovë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:14
Branisllav Nikoliqi

Njohësit e fushës së sigurisë thonë se futja në Kuvend e Branisllav Nikoliqit është problematike për shtetin. Kjo për shkak se ky person dyshohet se ishte pjesëtar i BIA’s, madje ai kishte punuar edhe në zyrën e presidentit Thaçi.

Kishte punuar në zyrën e presidentit si këshilltar i Hashim Thaçit për tri vite.

Por, Branisllav Nikoliq ishte shkarkuar në qershor nga kreu i shtetit, pasi dyshohej se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, BIA.

Pavarësisht kësaj Nikoliq do të rikthehet prapë të punoj në të njëjtin objekt në Prishtinë, por një pozitë tjetër.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shihet se Nikoliq është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

Nikoliq ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota.

Përzgjedhjen e Nikoliq si deputet e ka komentuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se ashtu siç vepron ligji do të sillet edhe LDK-ja.

“Ne me keqardhje e pranuam këtë informatë që dikush ishte pjesëtar i BIA-s, por nuk është ne fuqinë dhe vullnetin tonë, por ligji duhet të veprojë…”, ka thënë i pari i LDK’së, Isa Mustafa.

Ndërkohë njohësit e çështjeve të sigurisë po e shohin si problematike përzgjedhjen e Nikoliq si deputet.

“Personit të tillë do të duhej t’i bëhej verifikimi i sigurisë, aty do të shihej a është besnik ndaj Kosovës dhe a ka paraqitur rrezik për sigurinë kombëtare…”, ka thënë Plator Avdiu nga QKSS.

E Mul Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë në këtë institucion për personin në fjalë.

Për këtë rast Prokuroria Speciale kohë më parë kishte filluar mbledhjen e fakteve dhe provave, për analizimin e tyre se a ka bazë për fillimin e hetimeve apo jo, si dhe më pas do të njoftohet opinion lidhur me veprimet e ndërmarra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat