Behgjet Pacolli gjen fajtorin për humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Behgjet Pacolli gjen fajtorin për humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:45

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka komentuar rezultatin ku partia e tij së bashku me partnerët e koalicionit parazgjedhor Nisma, PD pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përveç se nuk fituan zgjedhjet ky koalicion nuk arriti të bëhet as pjesë e Kuvendit të Kosovës, duke dështuar në zgjedhje.

Pacolli duke folur tha se qytetarët e ndëshkuan qeverinë e kaluar, duke përfshirë edhe partinë e tij.

 “Ky ishte vendim i qytetarëve të Kosovës. Ishte një hidhërim gjithëpopullor në qeverinë e kaluar, në koalicionin qeveritar. E pamë që kjo ndikoi drejtpërsëdrejti të marrin vota aq shumë, saqë të fitojnë zgjedhjet. Unë besoj se kjo është përgjigja për këtë temë. Por si ka shkuar procesi tash ka pasur sigurisht edhe gjërat me të cilat mund të themi se kemi pasur një proces të drejtë zgjedhor, por ka pasur edhe momente kur është vu në pyetje korrektësia i procesit zgjedhor”, tha Pacolli.

“Unë besoj se ka qenë një ndëshkim për shkak se qeveria ka qenë e përbërë prej shumë ideologjive të ndryshme dhe kjo reflektojë drejtpërsëdrejti tek qytetari i Kosovës”, ka deklaruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat