Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë dhe demokracisë

Aktuale

Haradinaj: Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë dhe demokracisë

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave.

Ai ka shtuar se Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

Sot, 30 vjet më parë, në një moment historik, populli gjerman rrëzoi Murin e Berlinit që ndau Gjermaninë në dysh, dhe kontribuoi në fillimin e një ndryshimi të vlerave.

Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe misioni i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat