Ja çetniku serb i zënë rob nga UÇK-ja në Koshare

Aktuale

Ja çetniku serb i zënë rob nga UÇK-ja në Koshare

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 09:45
Krimineli serbë

Në videot e publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, për luftën e fundit në Kosovë, shihet një ushtarë serb i zënë rob.

Çetnikun serbë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka zënë në Koshare në vitin 1999.

Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga nënkryetari i OVL-UÇK-së, dhe ish komandanti Nasim Haradinaj.

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të zhvilluara kundër forcave serbe.

Dihet mirë se në Kosovë Serbia kreu gjenocid, vrau gra e fëmijë, civilë të paarmatosur dhe dhunoi mijëra gra shqiptare.

Në Kosovë përveç ushtrisë dhe policisë serbe kemi pas çetnik edhe rus e të nacionaliteteve të tjera, të cilët kanë ardhë për të shfarosur shqiptarët, por që ën fund nuk ia dolën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat