Ish-eprori i kundërzbulimit në UÇK: Do të jem dëshmitar i hapur nëse Gjykata Speciale akuzon Hashim Thaçin

Aktuale

Ish-eprori i kundërzbulimit në UÇK: Do të jem dëshmitar i hapur nëse Gjykata Speciale akuzon Hashim Thaçin

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:30
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pastaj SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një sqarimi publik ka thënë se, nuk është dëshmitar i Gjykatës Speciale, por i ftuar nga kjo Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit.

Miftari thotë se, për të qenë ai dëshmitar i Speciales, kjo Gjykatë duhej të merret me krimet serbe të bëra në Kosovë, vrasje, dhunime, gjenocidi dhe shumë krime të tjera që janë kryer në Kosovë, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Unë kam qenë i ftuar në Gjykatën Speciale ndërkombëtare në Hagë nën cilësinë e dëshmitarit, por unë nuk jam dëshmitar i kësaj gjykate, për me qenë unë dëshmitar i kësaj gjykate, kjo gjykatë duhet mu merr me; Krimet Serbe, vrasjet, dhunimet, gjenocidin, pastrimin etnik dhe qindra mijëra krime të kryera nga shteti serb ushtria, policia, shërbimi sekret kundër shqiptarëve”, shkruan Miftari në sqarimin e tij.

Miftari shton se, për të qenë dëshmitar i hapur i Gjykatës Speciale, duhej që, nga kjo Gjykatë të jetë i akuzuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Thaçi është alfa dhe omega e krimit të organizuar, vrasjeve politike dhe keqpërdorimit të luftës çlirimtare.

“Për krimet tjera nëse i akuzuar në këtë gjykatë nuk do të jetë vet presidenti H. Thaçi alfa-omega e krimit të organizuar, përçarjes, vjedhjes të fondeve të luftës, vrasjeve politike dhe deformimit dhe keqpërdorimit të luftës tonë çlirimtare, unë nuk do të jem dëshmitar në këtë gjykata, por nëse kjo gjykatë ndërkombëtare merret me krimet Serbe në Kosovë dhe me krimet e bëra dhe të urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe klani i tij normal se do të jem dëshmitar i hapur”, përfundon sqarimin Naim Miftari ish-luftëtar dhe epror i kundërzbulimit në UÇK-TMK.

Image
Naim Miftari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat