Thaçi: Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia demokracisë përballë komunizmit

Aktuale

Thaçi: Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia demokracisë përballë komunizmit

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 10:45
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë.

Ai ka shtuar se Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore.

“Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë”.

“Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan”.

“Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat