Thaçi për rënien e Murit të Berlinit: Era e lirisë u përhap edhe në Ballkan

Aktuale

Thaçi për rënien e Murit të Berlinit: Era e lirisë u përhap edhe në Ballkan

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, ka thënë se me rënien e këtij muri u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist dhe era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan.

Sipas Thaçit, ndarja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore ishte plagë e hapur në Evropë. Muri i Berlinit u bë simbol ku kufizoheshin bota e demokracisë perëndimore dhe ajo e diktaturës lindore. Rrëzimi i këtij muri 30 vjet më parë, ishte fundi i luftës së ftohtë, rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkim i Gjermanisë.

“Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik përballë atij komunist. Era e lirisë dhe demokracisë u përhap rrufeshëm në Evropën Lindore, por edhe në Ballkan. Bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e madhe politike paqësore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Urime kombit gjerman”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat