Andi Pajaziti me nofkën "Italiani", i dyshuari tjetër për gjuajtje me armë në Duplex - Bota Sot
Andi Pajaziti me nofkën "Italiani", i dyshuari tjetër për gjuajtje me armë në Duplex

Aktuale

Andi Pajaziti me nofkën "Italiani", i dyshuari tjetër për gjuajtje me armë në Duplex

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:41
Andi Pajaziti

Andi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtorë i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në gjuajtjet me armë ndërmjet dy grupeve para klubit të natës “Duplex”, mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin të premten në mbrëmje kur grupit të tyre i doli një problem me rojet e sigurimit të një klubi nate në kryeqytet.

Shkaku i këtij problemi, dy grupet u përleshën me armë zjarri rreth orës 02:00 të natës.

Image
Astrit Mehmeti (majtas në fotografi) dhe Andi Pajaziti

Siç dëshmon një video ekskluzive e siguruar nga Insajderi, grupi i ‘Llepotës’ dhe rojet e sigurimit të “Duplex” u gjuajtën me armë zjarri në hyrje të klubit. Brenda disa sekondave u dëgjuan të krisura armësh, të cilat krijuan panikë tek qytetarët e pranishëm.

Insajderi raportoi sot për përfshirjen e Astrit Mehmetit, 47-vjeç, në përleshjen që ndodhi në qendër të kryeqytetit.

Mirëpo, siç ka mësuar gazeta, i përfshirë në gjuajtjet me armë zjarri ishte edhe Andi Pajaziti – “Italiani”, një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i ‘Llepotës’.

“Italiani” është emër i njohur për Policinë e Kosovës.

Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpjesëmarrës në shumë përleshje në të cilat është përfshirë miku i ngushtë i tij; përfshirë edhe incidentin që ndodhi disa muaj më parë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat