Nuk e kaluan pragun, Rexhaj, Nismës e AKR-së: Keni krijuar pasuri për 1 mijë vjet

Aktuale

Nuk e kaluan pragun, Rexhaj, Nismës e AKR-së: Keni krijuar pasuri për 1 mijë vjet

Nga: A.ZH Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë Sali Rexhaj, ka ironizuar me liderët e koalicionit NISMA/AKR/PD, të cilët nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor.

Rexhaj ka thënë se ata kanë krijuar pasuri për një mijë vjet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Bilall Sherifi nga Nisma e ka pasaportën e Zvicrës dhe mund t’i kthehet socialit, ndërsa Ferid Agani mund t'i kthehet fesë.

Postimi i Rexhajt:

Çka po sarrakuqen koalicioni NISMA/AKR/PD, vetëm se nuk e kanë kaluar pragun.

Lene këtë punë, keni krijuar pasuri për 1 000 vjet. Shijone jetën!

Billalli nuk e di a ka pare, po e ka pasaportën e Zvicrës dhe i kthehet socialit. Ose shkon në Tetovë dhe i ruan delet në Malet e Sharrit. Atje është uji i ftoftë e ajri shumë i pastër.

Ndërsa Agani i kthehet fesë e ka kohë pesë herë në ditë të shkojë në xhami, ndoshta i falen mëkatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat