U përplas me veprimtarin e LDK-së, ky është zyrtari i PDK-së nga Malisheva që pësoi debakël në zgjedhje

Aktuale

U përplas me veprimtarin e LDK-së, ky është zyrtari i PDK-së nga Malisheva që pësoi debakël në zgjedhje

Nga: N.H Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:01
Kadri Veseli

Një përplasje mes veprimtarit të LDK-së, Fetah Rudi, dhe anëtarit të PDK-së në Malishevë, Halit Krasniqi, këtij të fundit i kushtojë shtrenjtë.

Kandidati i PDK-së i kishte thënë Rudit se me votat e LDK-së nuk të shkojë as deri në fshatin Arllat.

“Me votat e LDK-së as deri në Arllat nuk shkon”, ka thënë Krasniqi. Krasniqi ia ka përmendur atentatit Rudit, derisa ka treguar se pse është bërë ky atentat ndaj tij.

Mirëpo, Krasniqit të PDK-së kjo i kushtojë shtejtë. Ai në këto zgjedhje pësoi “debakël”, dhe arriti të marrë vetëm 2.650 vota.

Image

Ndërsa, për dallim nga Krasniqi, veprimtari dhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, arriti t’i marrë plotë 12.648 vota, çka i mundësojnë të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Image

Kujtojmë, se në këtë përballje Fetah Rudi i’u kishte përgjigjur Krasniqit duke i thënë se PDK ka tentuar t’ia ndërpres aktivitetin politik.

“Jeni mundu me ma ndërpre aktivitetin tim në Arllat. Atentatët kanë ndodhur vetëm ne veprimtarët e LDK-së. Strukturat e PDK kanë dashtë me më vra. Pse më vratë, pse më bëtë atentat, pse nuk reaguat kur më bën atentat. Struktura organizative që e mbron PDK-ja deshi të më vras”, kishte potencuar Rudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat