Detaji që ra në sy në takimin Rama-Zaev-Vuçiq

Aktuale

Detaji që ra në sy në takimin Rama-Zaev-Vuçiq

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 09:49
Takimi Rama-Zaev-Vuçiq

Media maqedonase i ka kushtuar një vëmendje të veçantë paraqitjes teatrale të Ramës në Samitin e Ohrit.

Ndërsa Zaev dhe Vuçiq ishin veshuar konform protokollit zyrtar, Rama zgjodhi tu bashkohet me atletet e tij të modelit juventin bardh e zi.

"Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbetur i qëndrueshëm në stilin e tij që nga takimi i fundit.

Edhe dje ai u paraqit në një takim trepalësh me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq me atlete të zeza Adidas dhe një kostum të errët", shkruajnë mediat maqedonase.

Ndoshta Rama nuk ka çfarë të thotë më shumë se atletet e tij prej showman-i në takime.

Një skenim të tillë Rama e bëri edhe në takimin me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe përgjigja për moshapjen e negociatave nuk vonoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat