IKD: Dukuria më shqetësuese është ajo e parashkrimit të lëndëve

Aktuale

IKD: Dukuria më shqetësuese është ajo e parashkrimit të lëndëve

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:49
IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka prezantuar raportin “Krimet e Përgjithshme në Kosovë”.

Këtu janë përmbledhur të gjeturat nga departamentet e përgjithshme në gjykata dhe prokurori.

Sipas hulumtuesve të IKD-së dukuria më shqetësuese është ajo e parashkrimit të lëndëve. Raporti thekson se vetëm gjate vitit 2018 janë parashkruar mbi dy mijë lëndë, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të 2019-ës mbi një mijë lëndë.

“E meta që kemi hasur është ngarkesa e lëndëve që kanë gjykatat tona. Sa i përket efikasitetit, vërejmë një rritje relative në këto 3 vjetet e fundit krahasuar me vitet paraprake. Këto rezultate janë arritur për shkak se është rritur numri i gjyqtarëve, pra janë shtuar 17”.

“Gjykata më e ngarkuar mbetet Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa ajo që ka zgjidhur më së shumti lëndë në vitin 2018 është gjykata e Pejës” tha Gëzime Hasani nga IKD.

Këtu u bë e ditur se dënimet më të shpeshta që janë shqiptuar janë gjobat, pasuar nga burgu efektiv.

Sa i përket performancës së gjyqtarëve IKD ka vejtur një disbalancë në mes të gjyqtarëve meqë dikush ka punuar shumë më shume dhe ka pasur më shumë lëndë në krahasim me kolegët tjerë.

Myrvet Thaçi nga IKD gjithashtu theksoi se dukuria më shqetësuese në prokurorinë e shtetit është se nuk kërkohet konfiskim i dobisë pasurore e cila është arritur si pasojë e një vepre penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat