Rusi i KE-së rrëmbyes femrash në Kosovë?

Aktuale

Rusi i KE-së rrëmbyes femrash në Kosovë?

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:24
Aleksey Kondratyev

Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën. Kandidat për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksey Kondratyev.

Sipas të dhënave të marra nga RTK, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

“Ka dyshime të bazuara se Aleksey Kondratyev është i përfshirë në një rast skandaloz, që pati ndodhur mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit të vitit 2001 në Prishtinë në një lokal nate, ku thuhet se Kondratyev fillimisht ta dashur ta rrëmbejë me dhunë një punonjëse të këtij lokali. Skandali, pas një përleshje të gjatë në mes palëve të përfshira në rast, pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një pjesëtari të sigurimit të lokalit”, thotë zyrtari i lartë i njërit prej institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Gjithashtu, në biografinë e tij, thuhet se ka qenë i plagosur në Kosovë, pa treguar se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti. Menjeherë, pas plagosjes, Kondratyev është kthyer në Rusi, ku ka vazhduar studimet e mëtejme në një akademi ushtarake.

Edhe mediat lokale në Kosovë, por edhe media ndërkombëtare kishin raportuar për rastin e plagosjes së një pjesëtari të ushtrisë ruse të KFOR-it mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit 2001 në Prishtinë.

“Thuhet se tre ushtarët ishin jashtë detyrës zyrtare, në rroba civile dhe pa armë në kohën e incidentit, të cilët siç thuhet, ishin në lokalin e natës”, kishte raportuar “Irish Times”, raport i cili gjendet në këtë link.

Ndërsa, e përditshmja lokale të Kosovës, kishin raportuar duke u thirrur në zëdhënësin e UNMIK-ut Denis Norton, se “Së paku një ushtar rus është në spital për shkak të plagëve të marra. Po ashtu janë edhe katër qytetarë të cilët kanë qenë ët lënduar”.

Dëshmitarë të tjerë të ngjarjes së kësaj ngjarjeje, kishin thënë se “përleshja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dhe rusët kanë qenë në atë vend duke pirë dhe kanë filluar t’i rrahin truprojat e klubit dhe pas asaj ata kanë plagosur njërin”.

Për këtë rast është zhvilluar në Kosovë një procedurë e gjatë gjyqësore, e cila ka përfunduar vetëm në vitin 2019. Nuk është arritur të vërtetohet krejtësisht nëse Kondratyev ka qenë ai i cili ka qenë i përfhsirë në këtë rast, por sipas zyrtarit të lartë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, “ka dyshime të bazuara se Kondratyev është i përfshirë në këtë rast. Të dhënat tona flasin se në këtë vit në Kosovë ka qenë vetëm një plagesë e ushtarëve rusë, megjithëse në këtë kohë ka pasur edhe vrasje të ushtarëve rusë. Ky është dyshimi kryesor. E dyta, sepse Kondratyev, menjëherë pasi është plagosur është kthyer në Rusi për të vazhduar jetën, sepse sipas procedurave të KFOR-it, të përfshirët në incidente nuk ka vazhduar të shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.”

Siç raportuan mediat vendore gjatë të kësaj jave, Aleksey Kondratyev tashmë gjendet në pozita të larta të Federatës së Rusisë, kurse nga aktivitetet e shënuara të tij janë edhe takimi me diktatorin sirian Bashar Al-Asadin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat