Profesori ka një pyetje për Ramën: Në cilët mullinj e çon ujin politikë të shqiptarëve?

Aktuale

Profesori ka një pyetje për Ramën: Në cilët mullinj e çon ujin politikë të shqiptarëve?

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 12:53
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev

Profesori Sulejman Mehazi ka reaguar pasi që kryeministri shqiptarë, Edi Rama po merr pjesë në takimin e Ohrit, në kuadër të “Shengenit Ballkanit”.

Profesori  Mehazi përmes një reagimi për media, ka një pyetje për kryeministrin Rama.

Ai e ka pyetur Ramën se  “se ç'dobi, ç'kuptim e ç'qëllim ka Shqipëria me mini-shengenin ballkanik?!”.

“Pyetje Edi Ramës?

A mund të na tregonte zotëri Edi Rama se në cilin mullinj e çon ujin politikë të shqiptarëve, në atë të Rusisë, të BE-së apo të SHBA-së?

Sa mirë zotëri Edi Rama, shkon në Ohër, takohet me Vuçiqin e Serbisë dhe Zaevin e Maqedonisë e së bashku drekosen mirë e për lakmi buzë liqenit e kthehet në Tiranë pa mos na treguar se ç'dobi, ç'kuptim e ç'qëllim ka Shqipëria me mini-shengenin ballkanik?!”, reagimi për media i Mehazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat