Atasheu ushtarak publikon një fotografi të Albin Kurtit pas lirimit nga Serbia

Aktuale

Atasheu ushtarak publikon një fotografi të Albin Kurtit pas lirimit nga Serbia

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:19
Albin Kurti

Ish i burgosuri politik dhe ish atasheu ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe me ish deputetin e VV-së, Shemsi Sylën.

Në mbishkrimin e fotografisë, Dugolli ka shkruar se kjo foto është shkrepur në dhjetorin e vitit 2001  gjatë një vizite të Kurtit në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së.

Postimi i plotë:

Dhjetori vitit 2001. Menjëherë pas lirimit nga burgu, Albini na vizitoj në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së.

Gjithmonë i dashur me shokë e miq të vërtetë. Kënaqësi, e mbi të gjitha krenari me qenë me Albinin dhe pranë Albinit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat