Profesori universitar: Edi Rama, në Kosovë definitivisht duhet të shpallet person non grata

Aktuale

Profesori universitar: Edi Rama, në Kosovë definitivisht duhet të shpallet person non grata

Nga: N.H Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 18:44
Pamje nga Samiti i Ohrit

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, duhet të shpallet person non grata në Kosovë.

Këto komente Maloku i bëri lidhur me takimin që është duke u zhvilluar në kuadër të të ashtuquajturit Mini-Schengeni Ballkanik.

“Edi Rama, para se ta përkrah MINISHENGENIN me Sllavët (Serbinë që në Preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse, dhe Maqedoninë, që në "barkun" e vetë sociopolitik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë t’a përkrahte bile qoftë edhe formalisht, MINISHENGENIN SHQIPTAR!”, shkruan mes tjerash profesori universitar, Fadil Maloku.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fadil Maloku

Edi Rama, në Kosovë duhet të shpallet person nin grata!

Edi Rama, para se ta përkrah MINISHENGENIN me Sllavët (Serbinë që në Preambullë të Kushtetutës së saj, ende i figuron Kosova si pjesë përbërëse,dhe Maqedoninë, që nē "barkun" e vetē sociopoliik e demografik, i ka mbi 35% shqiptar etnik?!) do të duhej më parë t'a përkrahte bile qoftë edhe formalisht, MINISHENGENIN SHQIPTAR!

Por, Ai, e bē të kundërtën!

Shihet ashiqare, që ky njeri, i rrethuar me këshilltarët më pro serb...djallëzisht po punon për një mini Jugosllavi Ballkanike!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat