Shkelzen Maliqi: Këto janë dy variantet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë- Serbi

Aktuale

Shkelzen Maliqi: Këto janë dy variantet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë- Serbi

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:17
Shkelzen Maliqi

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se Kosova nuk duhet të bllokojë projektet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se më nuk do të ketë dialog që konsiston në normalizimin e marrëdhënieve, por do të punohet në zgjidhjen politike të çështjes kyçe, që normalizimit t’i vihet kapak me njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se është edhe një variant tjetër më i pranueshëm për Serbinë, që Kosovës t’i hapur rruga për anëtarësim në OKB edhe pa njohjen formale nga Serbia, sipas modelit të koekzistimit të dy shteteve gjermane në vitit ’70, që fillimisht edhe ka shërbyer si model për ta filluar dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë dhënë, Maliqi ka theksuar se te faktorët kyçë ndërkombëtarë është pjekur ideja për të bërë një shtytje të shpejtë të asaj që quhet :arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme mes dy vendeve”.

Sipas tij, Kosova nuk do të duhej të ishte bllokuese e projekteve që vijnë nga SHBA-ja. Maliqi ka folur edhe për formimin e qeverisë, duke thënë se çështja e presidentit nuk e ka aktualitetin e menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat