Kush është personi që Kadri Veseli e liroi nga burgu i UÇK-së, sipas ditarit të Dëshmitarit X

Aktuale

Kush është personi që Kadri Veseli e liroi nga burgu i UÇK-së, sipas ditarit të Dëshmitarit X

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Kadri Veseli

Agim Zogaj i njohur si dëshmitari X, në ditarin e tij kishte rrëfyer tregime të detajuara lidhur me veprat penale që kanë ndodhur në burgun e Kleçkës para se autoritetet hetuese të kenë pasur idenë se çfarë kishte ndodhur atje.

Në ditarin e tij ai e përmend disa herë Kadri Veselin. Ai si drejtor burgu hartonte edhe raporte të përgjithshme. Një të tillë kishte bërë më 6 maj 1999 të cilin e kishte titulluar “raport pune” që përfshinte periudhën nga 20.02.1999 deri më 06.05.1999. Në të kishte renditur emrat e 15 të burgosurve, datën e pranimit si dhe të lirimit për disa. Në mesin e tyre është edhe Blerim Kuçi – politikan dhe biznesmen i njohur.

Në ditar ai shkruan  R. S. ishte pranuar më 15 mars 1999, ndërsa ishte liruar pesë ditë më vonë me vendim të Fatmir Limajt. Aty janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve i ka fshirë prokuroria për shkak se tashmë janë dëshmitarë anonim në procesin gjyqësor në rastin “Kleçka”. G. Y., një tjetër shqiptar, ishte pranuar në burg më 15 mars për t’u liruar po pesë ditë më vonë, sikurse edhe I. Z. e Sh. K. Ndërsa, O. K. ishte dërguar më 2 shkurt dhe ishte liruar më 20 mars 1999 me vendim të Gjykatës Ushtarake. Kurse, S. K. ishte mbajtur nga 3 marsi deri në 21 mars 1999, derisa M. M. nga 21 marsi deri më 2 prill 1999. Lirinë e kishte fituar me vendim të Kadri Veselit nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shkruan Zogaj në ditarin e tij.

Zogaj  po ashtu e kishte ngarkuar deputetin Limaj me barrë të rëndë të krimeve të luftës. Disa muaj para nisjes së gjykimit, Zogaj ishte gjetur i varur në një park në Gjermani, ku ishte dërguar nga EULEX-i si dëshmitar i mbrojtur. Pos dëshmive gojore, ai kishte dorëzuar një ditar i cili ishte shpallur si provë e pranueshme nga Gjykata e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat