Gazetari nga Drenica tregon disa detaje nga takimi në Gjermani me Rifat Jasharin, ja përçarësit e diasporës...

Aktuale

Gazetari nga Drenica tregon disa detaje nga takimi në Gjermani me Rifat Jasharin, ja përçarësit e diasporës...

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 08:56
Rifat Jashari dhe Sabit Istogu

Gazetari nga Drenica, Sabit Istogu, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë disa detaje të padëgjuara më herët.

Istogu thotë se në vitin 1995 kishte qëndruar për tre muaj në Gjermani ku kishte bërë vizita të ndryshme dhe kishte takuar shumë personalitete të ndryshme atje, e në mesin e tyre edhe Rifat Jasharin.

Istogu tregon se si në gazetën e atëhershme javore “Zëri i Kosovës” shkruhej zi e terr për presidentin Ibrahim Rugova, Fehmi Aganin e të tjerë, ndërsa lavdërohej aq shumë Rexhep Qosja, Bujar Bukoshi e ndonjë tjetër.

E kjo e kishte befasuar gazetarin nga Drenica, i cili thotë se pasluftës përçarësit e atjeshëm janë kthyer dhe po e përçajnë edhe Kosovën, ndërsa pasojat e saj tashmë që 20 vjet na shkaktuan dëme të mëdha.

Gazetari drenicas ka treguar edhe disa detaje për takimin me Rifat Jsharin,

Lexojeni postimin e plotë:

NE KUVENDIN E LDK-së NË BON-TAKOVA RIFAT JASHARIN

Në tetor të vitit 1995, me rekomandim të gazetës “Rilindja” mora vizën tre mujore gjermane në Beograd, ku për qëllim kisha vizitën tek djali im si azilant. Pas pak ditësh qe kisha arritur në gjermani, u futa në azil. Nuk e kisha ndërmend të qëndroja atje, por vetëm që kisha dëshirë ta di se çka është azili. Isha kureshtar që ta lexoja gazetën e atjeshme javore “Zëri i Kosovës”. Mora të paren dhe e shfletova duke e lexuar gjërë e gjatë. Pasi nuk lash rresht pa e lexuar, pash se diçka nuk ishte në rregull me këtë gazetë. E mora edhe të dytën një javë me pas-pothuaj e njëjta. Unë deri atëherë e dija se ne ishim në luftë kundër okupimit serb, kurse në këtë gazetë me shkrimet ne të, ne vend se të i mobilizonte shqiptarët e atjeshëm të jenë unik për shtetin e tyre te okupuar, kishte fyerje e sharje ndër më të ndryshmet për Rugovën, Aganin e disa të tjerë, dhe pak a shumë lavdërohej Qosja, Bukoshi e ndonjë tjetër. I vura pyetje vetës. Po athua ne jemi në luftë me Serbinë, apo me vetveten, dhe aty kuptova se e ardhmja jonë do të jetë e përçare e për faqe të zezë. Mora pjese edhe ne një varg demonstratash që organizoheshin atë kohë për Kosovën në Gjermani e kudo në shtetet e Evropës, ku kishte me shumë shqiptar nga Kosova. Me tregonin se ato (demonstratat) herë i organizon LPÇK, herë LDK-ja, kurse anëtarët e njëra tjetrës as nuk flasin mes vete as nuk marrin pjese bashkërisht në demonstrata, por si ishte më keq-ndaras.

Pas komunikimit me disa shokë e mërgimtarë të atjeshëm, pak a shumë ishte përhapur lajmi se unë ndodhëm në Gjermani, e këtë e kishte mësuar edhe Hafiz Gagica, kryetar i atëhershëm i LDK-së për Gjermani. E kishte mësuar edhe telefonin e vlluat tim në OBERHAZEN, ku zakonisht unë qëndroja më tepër, dhe një natë me ftoj qe të jam prezent në Kuvendin e LDK-së qe do të mbahej në kryeqytetin e atëhershëm gjerman Bon. Madje me njoftoj edhe për adresën se ku do të mbahet dhe orën e saktë. Në ditën dhe kohen e caktuar, me vllahun tim Hazirin arritëm tek vendi ku duhej të mbahej ky kuvend. Takova shumë mërgimtar, të cilëve aspak nuk u pëlqeu shkuarja ime atje, nga se e kisha lënë bosh gazetën “Rilindja” që atë kohë lexohej shumë ne vendet evropiane të banuara me shqiptar si: Gjermani, Zvicër, Belgjikë e gjetiu. Në hyrje të sallës ku duhej të mbahej kuvendi, ishte vendosur Rifat Jashari (Baca Rifat), i cili mbante regjistrin e anëtarëve të kuvendit. Po sa me pa, u ngrit, dhe para se të më fliste me pyeti; ”A edhe ti Sabit-a”. E shprehu këtë si shqetësim të ti për ikje jashtë vendit. Në fillim nuk e njoha, sepse kishte vite qe nuk e kisha parë, e edhe kur e kisha parë në Kosovë ai mbante plis, por u bëra sikur e njoha. Jo, nuk do të qëndroj gjatë. Kamë ardhë me vizë, dhe kthehem shpejtë .Ishalla kthehësh, ma ktheu ai, dhe unë nuk e zgjata më tepër. U ula atje ku ma kishin bërë një vend. Në punimet e këtij kuvendi, më kujtohet se nga kryesia qendrore e LDK-së në Kosovë, atë kohë mori pjesë Edita Tahiri.

Gjithnjë kisha ndërmend se kush mund të ishte ai qe me tha ”A edhe ti Sabit-a”, dhe pas një ore me kujtua se ai Ishte Rifat Jashari. U ngrita, shkova tek ai, u përqafuan, dhe i kërkova falje, se më parë nuk e kisha njohur. Me pyeti për shumë gjera, shkëmbyem llafe e biseda si dhe numrat e telefonit. E sigurova se brenda tre muajsh, para se të më skadoj viza, serish do të kthehem në Kosovë, dhe do ta vazhdoj kontributin dhe aktivitetin tim në gazetën ku punoja.

Në gjermani takova edhe veprimtarin e madh të qeshtjës kombëtare Marjan Tunën, i cili me lutëj të qëndroja e të punonim bashkë për veprimtari atdhetare, se ai do me ndihmoj edhe ta fitoj azilin dhe leje qënrimin në Gjermani. Pas një varg intervistash nga zyrtarët gjerman, me doli e drejta e azilit dhe qëndrimit në gjermani, dhe kishte mbetur qe ta marr vetëm pasaportën gjermane, por me erdhi edhe afati i kthimit dhe pa hezitim e braktisa këtë dokument, për të u kthyer në Kosovën time.

Në mbrëmje e thirra ne telefon Bacën Rifat, dhe e njoftova se të nesërmen unë po kthehesha për në Kosovë për ta zhvilluar aktivitetin tim. Më u bë sikur u gëzua, dhe me uroj rrugëtim të mbarë. Nga aeroporti i Dizeldorfit, zbrita në Shkup, dhe nga aty hyra në Kosovë.

Pas lufte kuptova se përçarësit e atjeshëm, u kthyen dhe po e përqanin edhe Kosovën, dhe pasojat e saj vërtet për 20 vjet, na shkaktuan shumë dëme e pasoja të mdha

Uroj që kjo fatkeqësi 20 vjeçare, të jetë e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat