Thaçi do të takojë Macronin, kjo do të jetë tema kryesore

Aktuale

Thaçi do të takojë Macronin, kjo do të jetë tema kryesore

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:29
Hashim Thaçi dhe Emmanuel Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sonte me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në fillim të Forumit të Paqes në Paris.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Presidenca, para darkës, presidenti  do të ketë një takim me presidentin Macron, me të cilin do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks te veçantë te nevoja për një vendim të menjëhershëm dhe meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Presidenti Thaçi nesër do të flasë në një panel të veçantë për sukseset dhe sfidat e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Forumi i Paqes i Parisit është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, në 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore dhe synon të bëjë bashkë udhëheqës të shteteve, të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe të institucioneve tjera, që të bashkëpunojnë për arritjen dhe forcimin e paqes në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat