Shala: Me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit

Aktuale

Shala: Me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:23
Endrit Shala

Endrit Shala, nga Nisma Socialdemokrate, përmes një postimi në Fcebook, ka shkruar se PZAP përfundimisht sot ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Postimi në Facebook:

PZAP përfundimisht sot ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë ne, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Urime dhe falënderime për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e sidomos votuesve të Koalicionit tonë!
Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia !

E. SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat