A do të jetë Haxhi Shala sërish deputet?

Aktuale

A do të jetë Haxhi Shala sërish deputet?

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:53
Haxhi Shala

Hyrja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR-në në bazë të vendimit të PZAP-së do të sillte ndryshime në përbërjen e re të legjislaturës së parlamentit.

Por, jashtë Kuvendit të Kosovës do të mbetet tashmë ish-deputeti Haxhi Shala.

Shala në zgjedhjet e 6 tetorit ka marr vetëm 6 mijë e 643 vota. Mirëpo katër bashkëpartiak të Shalës pritet të sigurojnë nga një ulëse në kuvend.

Pas këtij vendimi të PZAP-së, është deklaruar edhe Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Limaj në konferencën e thirrur për media ka thënë se me votat e rregullta Nisma dhe partnerët e saj do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat