Petrit Zogaj reagon pas idesë së Edi Ramës për minishengenin ballkanik: Po u pengon jugosllavistëve të dikurshëm

Aktuale

Petrit Zogaj reagon pas idesë së Edi Ramës për minishengenin ballkanik: Po u pengon jugosllavistëve të dikurshëm

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:43
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas idesë për një minishengen ballkanik.

Ai ka theksuar se kjo ide po u pengon jugosllavistëve të dikurshëm, që sipas tij, janë kryesisht vijë e LDK-së.

Reagimi i plotë:

Ne Prishtine per dite e me shume po rritet nje kundershtim provincial ndaj gati gjtithckaje qe vjen nga Tirana. Pergjithesisht jane dy segmente:

1. Jugosllavistat e dikurshem ose tradhigimtaret e tyre, e keta jane kryesisht vija e LDK-se, qe Shqiperine edhe ne ate kohe e kane pare problem.

2. Elitistat e pas 2000-ve, ku nga frika se mos humbin privilegjet e provinces, tentojne qe te artikulojne cfaredo iniciative nga Tirana ne drejtim te Prishtines si te demshme. E te dy keto grupe kallxojne cektesi te skajshme ne artikulimin e interesit kombetar te shqiptareve ne Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat