Geci: Kosova po mbetet pa gjeneralë që vranë e shkatërruan, ja akuzat në drejtim të tyre - Bota Sot
Geci: Kosova po mbetet pa gjeneralë që vranë e shkatërruan, ja akuzat në drejtim të tyre

Aktuale

Geci: Kosova po mbetet pa gjeneralë që vranë e shkatërruan, ja akuzat në drejtim të tyre

Nga: N.Sh Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 08:48
Vëllezërit Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, Esati përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se Kosova po mbetet pa gjenerala.

Ai pyet se çfarë do të bëhet me Kosovën kur mbesim pata që po ia zënë frymën?

Geci ka akuzuar profiterët e luftës, duke thënë se ata janë që shkatërruan Kosovën dhe përfituan në emër të çlirimit.

Madje sipas Gecit, këta gjeneralët kanë rrahur  e kërcënuar dhe vrarë njerëzit më të ndritur të Kosovës.

“A janë këta çlirimtaret që kanë shkatërruar gjithçka te Kosovës, a janë këta që brenda natës u bën milionerë, dhe ne çdo cep të Kosovës hyrën në emër të luftës dhe përfituan e gjithë pasurin e kësaj Kosove. A janë këta përfitues dhe keqpërdorues ne emër te Çlirimit dhe ne fund mundohen të na bëjnë që ne te qajmë për ta që gjithçka keqpërdoren për veten e vet në emër të luftës, këta luftëtar e kanë bër luftën ne Gjermani Zvicër Austri e ne Rogner sepse ne Kosovë këta nuk i ka par kush pos ne perëndim dhe duke mbushur gjepat e tyre. Dhe pas lufte këta përfitues Vranë bashkëpunëtoret e afet te presidenti Rugova këta profiter neper stacione te trenit shkruanin Komunikata dhe jepshin urdhra për vrase të shqiptarëve dhe e vranë Kosovën”, shkruan Geci në Facebook, duke publikuar edhe një fotografi prapa grilave të disa prej emrave të njohur të luftës.

Postimi i plotë:

Kosova po mbetë pa gjenerala, a thu çka do të bëhet me ketë Kosovë kur mbesim pa ata që ja zërë frymën Kosovës dhe te ardhmes tonë, hiq më pak se dy dekadave e shkatërruan Kosovën dhe përfituan ne emër te çlirimit. Këta janë perfiter të luftës qe luftën e kanë bër nga Zvicra.

Për njëzet vjet shkatërruan gjithçka të Kosovës

Një vitë gjoja luftuan për Kosovën e 20 vjet e vjedhje e kërcënuan i rrahën, vranë njerëzit ma te ndritur të Kosovës ,maltretime dhe përfitime marramendëse nga kush, nga ata qe i thanë vetes ne jemi çlirimtarët dhe e ardhmja e këtij populli te cilin e nderuam me gjakë

A janë këta çlirimtaret që kanë shkatërruar gjithçka te Kosovës, a janë këta që brenda natës u bën milionerë, dhe ne çdo cep të Kosovës hyrën në emër të luftës dhe përfituan e gjithë pasurin e kësaj Kosove. A janë këta përfitues dhe keqpërdorues ne emër te Çlirimit dhe ne fund mundohen të na bëjnë që ne te qajmë për ta që gjithçka keqpërdoren për veten e vet në emër të luftës, këta luftëtar e kanë bër luftën ne Gjermani Zvicër Austri e ne Rogner sepse ne Kosovë këta nuk i ka par kush pos ne perëndim dhe duke mbushur gjepat e tyre. Dhe pas lufte këta përfitues Vranë bashkëpunëtoret e afet te presidenti Rugova këta profiter neper stacione te trenit shkruanin Komunikata dhe jepshin urdhra për vrase të shqiptarëve dhe e vranë Kosovën

Është për të ardhur keq se ku kanë me përfundo këta që për njëzet vjet nuk lanë gjë pa e shfrytzu në emër të Çlirimit, dhe prap se parp mundohen te na qesin hi syve që gjëja ne e kemi çlirua Kosovën, por sikur te ishin Çlirimtaret tanë nuk do të kishin marrë gjithë pasurin e këtij shteti dhe kësaj Kosove. Dhe për 20 vjet nuk lan as gjë pa e shfryzu per ju dhe jaranet e tyre dhe njerëzit e tyre. Këta janë e perfituar në emër lufte së rrene te tyre lufta e tyre ka qen gjepi

Çlirimtari ynë është Ibrahim Rugova qe punoj shumë me bashkësinë ndërkombëtare dhe me SHBA dhe miqtë e BE-së i bëri miq dhe fal atyre miqve dhe ShBA-ve e bombarduan Beogradin dhe ne Kosovë hyrën Trupat e Natos. Çlirimtar i yni ishin Adem e Hamëz Jashari që ne si popull na tregoj se edhe familjen duhet te sakrifikoj që Kosovës ti vjen Liria, Çlirimtaret tjerë janë te gjithë të rënët nga Serbia. Nuk jeni ju përfituesit e luftës çlirimtar por ju që shkatërruat dhe përfituat gjithçka ne emër te luftës, ju jeni e keqja ma e madhe e këtij populli dhe e Kosovës. Ju për 20 vjet e shkatërruat këtë popull.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat