Macron shpresë për Vuçiqin

Aktuale

Macron shpresë për Vuçiqin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:24
Emanuel Macron dhe Vuçiç

Ndër arsyet kryesore të vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vucic në Forumin e dytë të Paqes në Paris është zbatimi i iniciativës të mini-Schengenit Ballkanik.

Në darkën e organizuar nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, pritet që sot të ketë një bisedë midis tij dhe homologut serb, që mund të jetë edhe më e rëndësishmja ndonjëherë siç ka deklaruar vet Vucic.

Sipas raportimit të medies serbe ‘Kurir’, Vucic pret që presidenti francez të mbështesë mini-Schengenin, që ka për qëllim bashkëpunimin më të fortë midis gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i cili po aspiron anëtarësimin në BE.

‘Unë dua të dëgjoj mendimin e tij pastaj mund të bëjmë disa plane për të ardhmen. Nuk do t’i nënvlerësoja apo t’i përçmoja idetë e tij, siç bëjnë të tjerët’, ka thënë ndër tjerash presidenti serb.

Pjesëmarrja e liderëve shtetëror në Parisin zyrtar, në të cilin nuk mungon as presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zgjasë tre ditë, ndërsa ky organizim ka për qëllim bisedimet dhe shkëmbimin e ideve në skenën politike rajonale dhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat