Konfirmon Presidenca, Macron mban takim me Thaçin dhe Vuçiqin

Aktuale

Konfirmon Presidenca, Macron mban takim me Thaçin dhe Vuçiqin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:00
Thaçi dhe Macron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po qëndrojnë në Paris ku po marrin pjesë në Forumin e Paqes.

Mediat serbe më herët raportuan për një takim të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, ku sipas tyre ky i fundit ka ftuar në takim të dy presidentët Thaçi dhe Vuçiq.

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka konfirmuar se presidenti francez do të mbajë takime me Thaçin dhe Vuçiqin.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat